U afrova kadal, e thirra “kryeministër e kam një dhuratë për ty”: Aktivisti rrëfen takimin me Albin Kurtin pas 11 vitesh, ka disa fjalë për ty
Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Ramizi, në emisionin “Paradoks me Vehbi Kajtazin”, ka rrëfyer takimin me kryeministrin Albin Kurti, 11 vite pasi është larguar nga aktiviteti i tij në Lëvizje.
Në intervistë, ai ka treguar se Kurtit i ka dhuruar fanellën që Ramizi e kishte pasur të veshur në protestën e 10 shkurtit, ku edhe ishte plagosur, bluzë kjo që ishte e shpuar e e gjakosur.
Ai ka treguar se pas fjalimit të Kurtit, në përvjetorin e dy aktivistëve të vrarë në këtë protestë, Mon Balaj dhe Arben Xheladinit, i është afruar dhe i ka dhuruar bluzën kryeministrit.
“E kom marrë bluzën edhe kom dalë prej baneses pa e dit se çka kom me bo me to, edhe dikush ka thanë që po vjen kryeministri edhe kom vendos me ju afru kadal. E ka përfundu fjalimin edhe e kom thirr “kryeministër e kom një dhuratë për ty” dhe janë afruar rojet duke mendu se kam diçka”, është shprehur Ramizi.
Tutje, ai ka thënë se e ka shpalosur fanellën dhe e ka porositur Kurtin që të mos tradhëtojë dhe të mos shitet.
“I thash po du me ta dhuru edhe kur ja kam dhënë, ai thoshte se Moni dhe Arbeni na kanë porosit të mos tradhtojmë, edhe i thash po t’i përcjell fjalët e Monit dhe Arbenit, mos tradhtoni e mos u shitni”, ka treguar ish-aktivisti.