Të fundit

Pse i bëjnë gratë operacionet plastike? Doktori jep një shpjegim: Rregullat i bën dikush tjetër

Kirurgu plastik Adem Kllokoqi, i cili ishte i ftuari i radhës në “Paradoks me Vehbi Kajtazin”, ka dhënë shpjegime sa i përket arsyes se pse gratë po bëjnë operacione të ndryshme plastike.

Gjatë intervistes, Kllokoqi është shprehur se kjo temë nuk është më tabu, dhe gratë që po i bëjnë hundën, buzët, mjekrren, barkun e vithet, po e pranojnë publikisht.

Tutje, ai është shprehur se e pranon që arsyeja që gratë po i bëjnë operacionet, është se duan që të duken sa më bukur para burrave dhe të marrin vëmendjen në secilin vend që shkojnë.

“Pajtohem që edhe meshkujt edhe femrat duan me u ngrit, kudo që shkojmë është një femër që të tërhek, ajo don me u dallu prej tjerave dhe me pas vëmendje, dhe kësi raste ka kudo që shkojmë, në parlament, në ligjerata e kudo ajo që duket bukur bjen në sy”, është shprehur kirurgu.

Tutje, ai ka thënë se nuk duhet ikur nga kriteret e ekspertëve të botës, pasi ekzistojnë kritere për të gjitha operacionet, se si duhet të duket një hundë, veshët e për çdo gjë tjetër.

Ai ka shtuar se kjo gjë ekziston në secilin vend të botës, vetëm se kirurgët duhet të kenë kujdes që të mos dalin jashtë kritereve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci