Të fundit

Bayerni i “frikshëm” mposht lehtësisht rivalin për titull

Vitet kalojnë dhe shumë gjëra ndryshojnë, por jo për Bayernin e Mynihut, që vijon të theksojë edhe më shumë dominimin në futbollin gjerman, teksa pasditen e sotme ka konfirmuar forcën përballë rivalit direkt për titull, Bayer Leverkusenit.

Në “Bay Arena” përballeshin dy skuadra që mbanin vendin e parë me nga 16 pikë secila pas 7 javëve të para dhe pritej të zhvillohej një sfidë mjaft interesante, por bavarezët e Nagelsmann e vranë shumë shpejt, duke bërë monotone më shumë se gjysmën e saj.

Që në minutën e katërt ishte bomberi polak Robert Lewandowski që shënoi golin e avantazhit për bavarezët, ndërsa “aspirinat” u përpoqën të rikthejnë baraspeshën, por rezistuan deri në minutën e 30’.

Kjo pasi për 7 minuta bavarezët shënuan edhe katër herë të tjera me Lewën, Muller dhe Gnabry dy herë, duke çuar shifrat në 0-5 dhe duke mbyllur plotësisht llogaritë e ndeshjes, ndonëse kishte ende më tepër se 50 minuta për t’u luajtur.

Në pjesën e dytë bavarezët u mjaftuan me një menaxhim të mirë të lojës dhe energjive, ndërsa vendasit shënuan golin e nderit me anë të Patrick Schick në minutën e 55-të, duke bërë që ndeshja të mbyllej 1-5.

Pas kësaj fitoreje, Bayerni i Mynihut ngjitet në kuotën e 19 pikëve, i vetëm në krye të renditjes, tashmë i ndjekur nga Borussia Dortmund me 18 pikë, ndërsa Leverkusen zbret në vendin e tretë me 16 pikë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci