Të fundit

Statistikat e jashtëzakonshme të Mohammed Salah

Liverpool mori një fitore pa vuajtje në transfertn ndaj Watfordit, pasi triumfoi me rezultatin e thellë 0-5, falë një tripletë të brazilianit Firmino dhe golave të Mohammed Salah e Sadio Mane.

Ylli egjiptian shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe shkoi në kuotën e 104 realizimeve në Premier League, duke u bërë kështu lojtari afrikan që ka shënuar më shumë, pasi barazoi rekordin e Didier Drogba.

Megjithatë duke qenë se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e ka mbyllur me futbollin e luajtur, egjiptianit të “the reds” do t’i duhet vetëm një gol për ta mbajtur i vetëm këtë rekord, që i kërcënohet nga shoku i tij i skuadrës, Sadio Mane.

Ky i fundit ka prekur shifrën e 100 golave të shënuar në Premier League dhe ajo që e bën më interesante statistikën e sulmuesit nga Senegali, është fakti që asnjë prej golave nuk e ka shënuar me penallti.

Sadio Mane bëhet kështu futbollisti i tretë në historinë e Premier League, që prek shifrën e 100 golave, të shënuar me aksion.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci