Njeriu që ka përpiluar sondazhe në të gjitha zgjedhjet e fundit në Kosovë, publicisti Baton Haxhiu, ka paralajmëruar rezultate të befasishme dhe fitore pabalotazh në tri komuna në zgjedhjet e sotme lokale.
Haxhiu, ka realizuar një sondazh edhe për zgjedhjet e 17 tetorit. Në një lidhje direkte për televizionin Kanal 10, i intervistuar brenda një veture, ai ka shpalosur detaje nga sondazhi që ka realizuar sot.
“Në tri komuna partia më e madhe e ka humbur si të kandidatit ashtu edhe të partisë”, ka deklaruar ish-drejtori i Klan Kosovës.
Siç shkruan portali AlbanianPost, të cilin e menaxhon aktualisht Haxhiu, “Exit Poll-i” i realizuar nga publicisti prezanton tri komuna të Kosovës të fituara pa balotazh, ndërsa e një “katërt është në pikëpyetje”.
Sondazhi i publicistit Haxhiu, por edhe sondazhe të tjera në televizionet Dukagjini dhe Klan Kosova pritet të shfaqen sot në orën 19:00.