Të fundit

Marrëdhëniet Kosovë-ShBA kreu i Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Jemi në udhëkryq të rëndësishëm – duhet të kemi shumë kujdes

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Martin Vulaj, ka vlerësuar se raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ndodhen në një moment të ndjeshëm, pas disa zhvillimeve që kanë krijuar tensione në bashkëpunimin dypalësh.

Duke folur në Info Magazine, Vulaj përmendi çështjen e gazit amerikan, pezullimin e MSC-së dhe ndërprerjen e dialogut strategjik si sinjale se marrëdhëniet Kosovë–ShBA kërkojnë kujdes të shtuar.

Për çështjen e gazit të lëngshëm amerikan, Vulaj e cilësoi si më të rëndësishmen në raport me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikë.

“Çështja e gazit amerikan nuk është dashtë me u bë, por është bërë një çështje e ndjeshme, edhe qysh prej Pavarësisë, është çështja më e rëndësishme kisha me thënë, në raport me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova kohëve të fundit ka pasur një seri fërkimesh me ShBA-në, që ka ndikuar në marrëdhëniet tona të përbashkëta, dhe kanë pasur disa shkundje, si për shembull pezullimi i MSC-së për një kohë, dhe tani pezullimi i dialogut strategjik. Besoj se jemi në një udhëkryq të rëndësishëm që ne duhet të kemi shumë kujdes”, tha Vulaj.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci