Të fundit

Rusia sulmon sërish Ukrainën me dhjetëra dronë

Ushtria ruse ka vazhduar të godasë objektivat në Ukrainë me raketa dhe dronë luftarakë gjatë natës, këtë herë në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, ku kryebashkiaku raportoi dy shpërthime, duke përfshirë një që goditi dhe shkatërroi një restorant.

Sipas raportimeve të para, nuk ka të plagosur. Sulmi më i fundit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës vjen pas një sulmi të mërkurën ku një person u vra dhe 19 të tjerë u plagosën.

“Ukraina ishte në gjendje të interceptonte 26 dronë sulmues të tipit iranian Shahed-136/131 brenda rajoneve të Odesës, Kharkivit, Dnipropetrovskut dhe Zaporizhias”, tha në Telegram kreu i forcave ajrore ukrainase, Mykola Oleshchuk.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Shpërthime u raportuan gjatë natës edhe në qytetin Dnipro në jug të Ukrainës. Deri në mëngjes nuk kishte informacione për viktima apo dëme.

“Rusia përdori tre raketa Ch-22, një raketë anti-radar, një raketë anti-ajrore S-200 të konvertuar dhe 28 drone Shahed të prodhuar nga Irani gjatë sulmeve”, tha Oleshchuk.

Ukraina ka më shumë se dy vjet që po mbrohet nga pushtim rus.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci