Të fundit

Nisin punimet për ndërrimin e fushës në “Fadil Vokrri”

Një ditë pas nënshkrimit të kontratës për ndërrimin e barit në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë nisur punimet për rinovimin e tij.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar dje se ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1 milion e 319 mijë euro me kompaninë turke “Hatko Sports International L.L.C”.

“Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare. Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni”, thuhet në njoftimin e ministrit Çeku.

Marrëveshja në mes të FFK-së dhe MKRS-së për rinovimin e fushës në stadiumin e qytetit në Prishtinë ishte arritur që më 24 nëntor të vitit të kaluar. Stadiumi pritet të hapet në verën e vonshme, ndonëse nuk është saktësuar ndonjë datë se kur do të nisin punimet.

Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte shumë e keqe për kohë të gjatë. Në vjeshtë, për shkak të ngarkesës dhe mosmirëmbajtjes së duhur, mezi janë luajtur ndeshje ndërkombëtare në këtë stadium. Ballkani nuk ishte lejuar që ta luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Konferencës në “Fadil Vokrri” dhe ishte zhvendosur në Tiranë.

Kritikat për gjendjen e fushës ishin të shumta, ndërsa një lojtar i Izraelit e krahasoi me stallë derrash.

Kosova është detyruar që të dy miqësoret e muajit mars t’i zhvillojë si mysafirë për shkak të terrenit në “Fadil Vokrri”.

Lexo edhe:

Zbulohet data e hapjes së stadiumit “Fadil Vokrri”

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci