Të fundit

Evakuohen tre kosovarë nga Izraeli, MPJD: 15 të tjerë nuk kanë treguar interes për t’u larguar

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se tre kosovarë janë evakuuar nga Izraeli, bashkë me 12 shtetas të Shqipërisë.

Po ashtu bëhet e ditur se ambasada u ka dalë në ndihmë shtetasve tjerë që ndodhen atje, duke u siguruar aranzhimin e biletave dhe ndihmë logjistike.

“Ju rikonfirmojmë se asnjë shtetas kosovar nuk ka pësuar lëndime, nuk ka patur vështirësi në lëvizje apo vështirësi të çdo natyre tjetër. Me gjithë vështirësitë dhe restriksionet, linjat e fluturimit në përgjithësi kanë filluar të stabilizohen, pasi nuk pritet së shpejti ndonjë sulm tjetër i natyrës së ngjashme”.

Në Izrael gjenden edhe rreth 15 qytetarë nga Kosova por sipas MPJD-së nuk kanë treguar interesimin për t’u larguar nga Izraeli.

“Si MPJD po ndjekim nga afër ngjarjet, jemi ne koordinim te vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe do të ndermarrim te gjitha masat e nevojshme konform nevojave dhe zhvillimeve në ditët në vijim.

Për çdo nevojë të mundshme ftohen shtetasit e Kosovës që të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael:

☎️ +972 58-634- 0450 dhe +972 54-469-9799”, thuhet në njoftim./Paparaci

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci