Të fundit

Kajtazi: Prania e trupave të NATO-s në rrugët e Kosovës është një tregues që diçka po “vëlon”

Gazetari Vehbi Kajtazi teksa flet për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, vlerëson se Kosova duhet të angazhohet më shumë që të bëhet anëtare e NATO-s. Sipas tij, prania e trupave të NATO-s në rrugët e Kosovës është një tregues që diçka po “vëlon”.

Kajtazi e krahason sulmin e Serbisë në Banjskë të Kosovës, me atë të Iranit në Izrael. Ai përmend edhe thirrjet e perëndimit asokohe që Kosova të vetëpërmbahet, thirrje e njëjtë që tash i bëhet Izraelit.

“Tek ne është e njëjta situatë kur na ndodhi sulmi në Banjskë, njëjtë perëndimi ka kërku nga Kosova vetëpërmbajtje në kuptimin që të mos ndërmerren veprime të cilat e eskalojnë situatën në terren. Vitet e fundit kam pa që, fatmirësisht, e para është që ne e ndajmë sovranitetin me NATO-n. NATO e ka përgjegjësinë për sigurinë e Kosovës, mbrojtjen e Kosovës. Ky është fati i mirë. Fati i keq është që Kosova është largu me NATO-n këto vitet e fundit. Ne do duhej të kishim investim të jashtëzakonshëm më shumë se gjithçka tjetër për anëtarësimin e Kosovës në NATO”.

Kajtazi përmend avancimin e Serbisë drejt NATO-s, ndërkohë që vite më parë NATO e bombardoi atë, raporton Paparaci.

Tutje, gazetari Kajtazi thotë se prania e trupave të NATO-s në rrugët e Kosovës është një tregues që diçka po “vëlon”.

“Pak vjet më parë NATO e ka bombardu Serbinë, ndërkohë tash Serbia është më e avanvuar në raport me NATO-n sesa që jemi ne. Këtë po e thonë amerikanët, e tha gjenerali Clark. Largimi jonë me NATO-n na sjell neve në një situatë të rrezikut në kuptimin jo të një sulmi shtetëror të Serbisë me Kosovën, por të konflikteve të brendshme çka mund të ndodh në veri të Kosovës, e në Bosnje. Bosnja është problem më i madh se Kosova. Sot si asnjëherë tjetër ke trupa të NATO-s që lëvizin rrugëve të Kosovës. Kjo tregon për një situatë të tensionuar, kujdes të shtuar, shtim trupash, por edhe për rrezik të eskalimit. Është një tregues që diçka është duke vëlu”, tha ai në Rubikon.

“Sot bota është më e shqetësuar për kundërreagimin e Izraelit sesa vet sulmin e Iranit kundër Izraelit. Sepse Izraeli dihet që hakmarrjen e ka goxha të fuqishme dhe nuk ka ndodh ndonjëherë që nuk është hakmarrë. Irani si shtet unë e konsideroj si Rusia në Evropë që është, ashtu Irani me Lindje të Mesme. Ka probleme shumë të mëdha me shtetet arabe. Irani dhe Arabia Saudite janë dy shtetet që urrehen më së shumti njëra me tjetrën. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të ketë konflikt mes këtyre vendeve”.

 

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci