Të fundit

Ambasadorët e BE-së miratuan tekstin për kapitullin 35 me Serbinë

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së miratuan tekstin e përditësuar të qëndrimit të përbashkët për kapitullin 35, i cili nënkupton se Serbia do të zbatojë plotësisht detyrimet e saj që dalin nga Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me aneksin mbi zbatimi i tij, të dakorduar më 18 mars 2023.

Në tekstin, i cili bëhet pjesë integrale e negociatave në kuadër të kapitullit të negociatave, dhe i cili u miratua në mbledhjen e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER), d.m.th. në nivel të ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, thuhet se të gjitha diskutimet lidhur me zbatimin e marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, transmeton Paparaci.

Sipas informatave të agjencisë serbe të lajmeve, “Tanjug”, teksti për kapitullin 35 të negociatave është miratuar pa diskutim në COREPER dhe do të konfirmohet në një nga këshillat e mëposhtëm, me gjasë të hënën në Këshillin e BE-së për Punë të Jashtme, pas së cilës do të dërgohet zyrtarisht në Beograd si teksti i pozicionit negociator të BE-së për kapitullin 35.

Në shkurt, Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) paraqitën një propozim që do t’i bënte detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit një pjesë integrale e procesit të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Me këtë propozim të KE dhe EEAS-it, detyrimet nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe aneksi për zbatimin e saj të dakorduar në Ohër, do të bëhen zyrtarisht pjesë integrale e procesit të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Sipas propozimit, Beogradi pritet të zbatojë plotësisht Marrëveshjen në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke përfshirë aneksin për zbatimin e saj, dhe në kapitullin 35, pika 3, me titull “Marrëveshjet e mëtejshme dhe progresi në normalizimin e marrëdhënieve”, bëhet pika 4.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave të BE-së i kërkoi Komisionit Evropian që të përfshijë këto detyrime në kuadrin e negociatave midis Beogradit dhe Brukselit.

“Këshilli kërkon nga Komisioni dhe Përfaqësuesja e Lartë që urgjentisht t’i propozojnë Këshillit, para fundit të janarit 2024, ndryshime dhe shtesa në kriteret për kapitullin 35 të negociatave të pranimit të Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Kapitulli 35 i kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë në BE, që quhet “çështje të tjera”, në rastin e Serbisë përfshin normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Për të monitoruar progresin në normalizim, ky kapitull ishte ndër të parët që u hap – më 14 dhjetor 2015.

Më 27 shkurt 2023, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Më 18 mars, në Ohër u pajtuan për aneksin për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, i cili nuk është nënshkruar.

Në ndërkohë, këto dokumente janë bërë pjesë përbërëse e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian./Paparaci.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci