Të fundit

Rrëzohen propozimet që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës sot me shumicë të madhe janë rrëzuar të gjitha amendamentet e delegacionit serb, po ashtu janë refuzuar edhe amendamentet e deputetëve italianë.

Dy amandamentet e refuzuara lidhen me kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin.

Ndryshe, praktika është që nëse amendamentet refuzohen me shumicë të madhe në këtë komitet, atëherë nuk diskutohen në seancë, por ajo mund të vihet në diskutim edhe në seancën e Asamblesë Parlamentare nëse dhjetë deputetë e kërkojnë atë.

Delegacioni serb në KiE ka dorëzuar 10 amendamente në tekstin e rekomandimit për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Një nga amendamentet e dorëzuara nga delegacioni serb kërkonte shtyrjen e vendimit për kërkesën e Prishtinës për anëtarësim, derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të “përcaktojë apo miratojë statusin e Kosovës dhe Metohisë”.

Serbia gjithashtu ka kërkuar që teksti i propozuar të ndryshohet në mënyrë që themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe të jetë parakusht për vazhdimin e procesit të shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim, dhe jo një “obligim pas anëtarësimit”, siç thuhet në rekomandim.

Në amendamentin e propozuar nga deputetë italianë dhe një hungarez, propozohet që Kuvendi të konsiderojë se themelimi i Asociacionit duhet të merret parasysh si çështje në shqyrtimin e ardhshëm të Komitetit të Ministrave për aplikimin e Kosovës.

Megjithatë, edhe ky amdandament është kundërshtuar nga Komiteti i KiE-së.

Diskutimi rreth kërkesës së Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës në plenumin e Asamblesë Parlamentare të KiE do të fillojë rreth orës 16:30.

Shtatë deputetë italianë dhe një hungarez: Anëtarësimi i Kosovës në KiE të kushtëzohet me veprime për Asociacionin

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci