Të fundit

Prokuroria Speciale shënjestron tri raste të reja: 30 persona të përfshirë – konfiskohen vetura, para e armë

Prokuroria Speciale ka shënjestruar tri raste të reja, ku 30 persona janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

PS njofton se në rastin e parë janë përfshirë shtatë persona, prej tyre katër gjenden në paraburgim dhe tre në masën e arrestit shtëpiak për veprën penale “Hyrje ne sistemet kompjuterike”, nga neni 327 i KPRK-së, “Mashtrimi”, nga neni 23 dhe “Shpëlarje e parave”, nga neni 302 i KPRK-së dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së. Në këtë rast janë konfiskuar 257.540,00 euro, shtatë vetura, nëntë telefona, kompjuterë dhe pajisje kompjuterike, një armë e gjatë dhe një pistoletë.

Në rastin e dytë janë përfshirë nëntëmbëdhjetë persona, tre prej tyre gjenden në paraburgim për veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo të materieve plasëse”, nga neni 364 dhe 31 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së. Nga ky rast janë konfiskuar 35 armë, katër vetura, 650 euro, dy telefona dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq, në rastin e tretë të shenjestruar janë të përfshirë katër persona për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 dhe “Dhënia e ndihmës”, nga neni 33 në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar./Paparaci

 

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci