Të fundit

Haxhiu kërkon dënime maksimale për vrasësit: Armëmbajtja pa leje është tjetër kërcënim serioz

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar pas mbledhjes së jashtëzakonshme, dy vrasjeve të fundit të grave.

Ajo tha se dhuna në familje por edhe femicidi është shqetësuese por edhe rëndues për shoqërinë tonë.

Haxhiu njofton se që nga viti 1999 e deri më sot Kosova shënon 99 gra të vrara nga burrat apo partnerët e tyre, andaj ajo kërkon dënime maksimale për vrasësit.

“Edhe dy gra të vrara nga bashkëshortët e tyre. Shpreh ngushëllime për familjen e të ndjerës në Ferizaj dhe në Pejë. Sot u mblodhëm grupi ndërministror por poashtu përfunduam edhe një takim me ministrin  e Punëve të Brendshme e Drejtorin e Policisë edhe me përfaëqsueit nga Sistemi Prokurorial, zv.kryeprokurorin e Kosovës. Dhuna në familje por edhe femicidi është shqetësuese por edhe rëndues për shoqërinë tonë. Tashmë ky fenomen është armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh.

Që nga viti 1999 e deri më sot Kosova shënon 99 gra të vrara nga burrat apo partnerët e tyre. Mbi 200 raportime në baza mujore denoncohen në Policinë e Kosovës për dhunë së burrave ndaj grave. Ky trend na tregon se dhuna është e përhapur. Bëj thirrje që me kujdes të veçantë të monitorohet kjo gjuhë që përdoret në rrjete sociale. Institucionet e drejtësisë të veprojnë e të mos neglizhojnë asnjë rast të dhunës në famije. Le të shqiptohen dënimet maskimale, përderisa janë dhunues ata janë të padobishëm për familjen e shoqërinë”.

Haxhiu tutje njofton se armëmbajtja pa leje është tjetër kërcënim serioz.

Siç thotë ajo, në dy rastet e fundit vrasësit kanë pasur armë pa leje.

“Shumica e rasteve të lirimit në procedurë të rregullt të armëmbajtjeve pa leje apo dënimeve nën minimumin e asaj çka parasheh kodi penal, jemi duke punuar që të shohim mundësitë që të mos ketë raste kur ata lirohen me procedurë të rregullt. Në dy rastet e fundit vrasësit kanë pasur armë pa leje. Kjo është një kërcënim serioz që duhet të ketë veprime.

Bëj thirrje që secili prokuror që është i angazhuar në rastet e dhunës në familje por edhe femicidi, secili gjyqtar që ka përgjegjësinë për të trajtaur këto raste, secili polic që shkon në vendin e ngjarjes, secili zyrtar tjetër për të mbrojtur viktimat, të kryejnë detyrën me përgjegjësi maksimale”./Paparacid

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci