Të fundit

Të shtëna me armë zjarri afër Graçanicës

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur të martën pasdite në rrugën Graçanicë-Llapnasellë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia ka pranuar informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Paparacin ka thënë se incidenti ka kaluar pa dëme në njerëz.

“Rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graqanicë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit”, njofton Ahmeti.

 

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci