Të fundit

Përfaqësuesi ynë në KiE, Enis Kervan: Kosova ka përmbushur kushtet për pranim

Deputeti i partisë turke në Kuvendin e Republikës, Enis Kervan, njëherit përfaqësues i Kosovës në KiE, ka kërkuar votën përkatëse nga Asambleja e Përgjithshme në favor të raportit të Dora Bakoyannis.

Ai ka thënë se si udhëheqësi kanë kryer të gjitha detyrat e kërkuara, andaj e meritojnë të jenë pjesë e kësaj familjeje të madhe, përcjell Paparaci.

“Përpara se të futem në këtë temë, dua të falënderoj nga zemra, Doran, për punën e saj të jashtëzakonshme dhe përkushtimin e patundur. Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju dhe ata që keni kontribuar për ta bërë këtë moment historik si për Kosovën ashtu edhe për Këshillin e Evropës”, u shpreh Kervan.

“Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e të gjitha kritereve për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

“Ne kemi mbështetur me zell parimet e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, me një angazhim të fortë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare”.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci