Të fundit

FSK dhe Policia e Kosovës trajnohen së bashku

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ka realizuar trajnimin Taktika me Njësi të Vogla, gjenerata e dyte e përbashkët me Policinë e Kosovës për vitin 2024.

Sipas njoftimit që ka lëshuar FSK-ja, trajnimi Taktika me Njësi të Vogla (TTNJV) program i adaptuar nga trajnimi Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, është trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhim i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit.

“Gjate trajnimit 4 javor pjesëtarët e Policisë se Kosovës dhe të FSK-së, përkundër sfidave dhe programit intensiv kane arritur që me përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm të përfundojnë në mënyrën më të mirë trajnimin. Pjesëtarët që e përfunduan trajnim, nga sot dalin më të përgatitura profesionalisht, me vetëbesim shumë më të lartë dhe me një gatishmëri për të operuar si pjesë e ekipit në të gjitha rastet kur kërkohet angazhimi i tyre”, thuhet në njoftim.

Ndërveprimi me Policinë e Kosovës është objektivë e Komandantit të FSK-së, trajnime të tilla ofrojnë institucionet e sigurisë që në rast të intervenimeve të përbashkëta të veprojnë si një trup i përbashkët për të arritur qëllimin përfundimtar.

“Ne ceremoninë e ndarjes së Certifikatave morën pjese Shefi i Shtabit të KFT-së, Kolonel Valdet Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ëe Kosovës, Gazmend Hoxha, përfaqësues nga Regjimentet e Këmbësorisë dhe përfaqësues të Policisë se Kosovës”.

“Në Ceremoni Kolonel Berisha falënderoj instruktoret për angazhimin në realizimin e këtij trajnimi, uroj suksese për pjesëtarët pjesëmarrës, me theks te veçantë falënderoj pjesëtarët nga Policia e Kosovës për vullnetin e treguar për pjesëmarrje në këtë program trajnues duke theksuar se trajnimet e përbashkëta ngritin ndërveprueshmërin e dy institucioneve tona”.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci