Të fundit

Arben Gashi: Kosovës i është mohuar vendi i merituar në Evropë, kërkoj të qëndroni në anën e duhur të historisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, njëherit pjesë e grupit përfaqësues të Kosovës në KiE ka marrë fjalën e tij, ku përçoi mesazh te deputetët që të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës.

Ai, mes disa çështjesh, rikujtoi sfidat me të cilat u përballëm në shtetndërtim, sfida këto të cilat i kemi edhe tash, ndërsa vlerësoi se të tjerët po synojnë që ta minojnë shtetësinë tonë, përcjell Paparaci.

Në pjesën e fundit, u tha deputetëve që të jenë në anën e duhur të historisë dhe t’i votojnë vlerat perëndimore, sepse aty, në KiE, Kosova ndihet e barabartë.

“Populli ynë ka vuajtur nga padrejtësia. Por, sot këtu para jush jemi të barabartë. Anëtarësimi në KiE nuk është vetëm çështje politike, por të një imperativi moral për të cilin kemi punuar. Rrugëtimi ynë nuk mbaron. Ende ballafaqohemi me sfida e pengesa, e edhe me kundërshtarë që mundohen ta minojnë ekzistencën tonë.

Mbesim të përkushtuar në vlerat tona të lirisë, të një Kosove që është tolerante. Sot i kërkoj secilit prej jush që të qëndroni në anën e duhur të historisë. Kosova i përket Këshillit të Evropës. Të drejtat tona duhet të respektohen. Ju inkurajoj që të votoni pro anëtarësimit të Kosovës në KiE”, tha ndër tjerash Gashi.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci