Të fundit

Kosova drejt KiE, ​Haradinaj: Hap kolosal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka mirëpritur mbështetjen e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke thënë se ky paraqet një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Përkrahja e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës, është një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Republikës së Kosovës, si dhe një energji dhe momentum i ri për caqet e së ardhmes.

Shteti ynë i ri, qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Zoti i bekoftë miqtë e saj!”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci