Të fundit

“Shoqëria po bëhet shumë e dhunshme”, Kajtazi: Siguria publike është e cënuar

Gazetari Vehbi Kajtazi ka pohuar se siguria publike është shumë e cënuar, derisa ka diskutuar për vrasjet e fundit të grave në Kosovë.

Ai thotë se kemi mbërri në një situatë ku po i numërojmë viktimat.

“Kemi mbërri në një situatë të numërimit të viktimave. Brenda një muaji janë vra tri gra. Kjo na ka pru në një situatë kur nuk di çka me thanë. Duhet me u kthy shumë mbrapa për me nxjerr problemin në sipëfaqe se nga vjen gjithë kjo dhunë që po ushtrohet gjithandej vendit. Ka dhunë të përditshme, vrasje të njerëzve, gjuajtje me armë, ku mund të qëllojnë njerëz të pafajshëm. Siguria publike është tepër e cënuar, veçanërisht vitet e fundit. Në të kaluarën ka qenë pak më mirë. Nuk e di shteti si po e trajton këtë problem.

Zyrtarisht shteti i Kosovës është bë përgjegjës për të paktën një rast që ka përgjegjësi për vrasjen e një guraje. Rasti i Diana Kastratit para disa vjetëve. Kur Gjykata Kushtetuese e ka ba përgjegjës shtetin për jetën e saj. Shteti ka dështu me mbrojt atë, që rezultoi me vrasjen e saj. Vrasësi sot e asaj dite nuk është kap kurrë. Gjithmonë ka pas akuza, jo ky pushtet spo bën. Unë nuk kisha dasht me gjujt akuza në këtë formë”.

Kajtazi thekson se në të kaluarën organet e sigurisë i kanë neglizhu rastet e dhunës në familje.

“Organet e sigurisë në të kaluarën i kanë neglizhu shumë këto rastet e dhunës në familje. E kanë trajtu edhe me gjuhën më të poshtër se hajt se nuk ka lidhje me të rreh kapak burri. Në fund ka rezulutu me vrasje.

Ajo që unë e shoh si problematikë të madhe është lehtësia e kryerjes së krimit. Ta marrim rastin e Ferizajt. Ai është krim me paramendim. Sepse çohet njeri nga shtëpia, merr revolen, shkon në qendrën për punë sociale, ekzekuton, i zbrazë të gjithë plumbat në kokën e saj dhe e plagosë vëllain e saj”, tha ai në Rubikon.

Tutje, gazetari shprehet se shoqëria jonë çdo ditë e më shumë po bëhet më e dhunshme, raporton Paparaci.

“Kjo kafsha që po i del njerëzve, egërsia që u kryen këto kryme është e tmerrshme. Kjo po del prej neve, prej një shoqerie të dhunshme. Për çdo ditë po bëhet më e dhunshme.

Po ndodh shumëçka. Ne nuk mund ti gjejmë shkaktarët sot se çka po na ndodh. Ne jemi shoqëri e dalne nga lufta, dikush me trauma me pasoja më të rënda dikush me të lehta. Nuk është që u marrë dikush me neve me na pa se çfarë populli ka dalë prej një lufte. Gratë po e pësojnë. Vrasësit në të gjitha rastet janë burrat. Janë probleme tjera, shkollimi, dhuna në shkolla, rrugë. Sot ke rini që ecin me thika, djem 14-15 vjeç.

Tash, dhuna në familje, vrasjet në familje, është problem me i parandalu sepse ne kemi zyrtarisht diku 300 mijë familje në Kosovë si të regjistruara. Nuk mundet te 300 mijë çdo polic me qu se potencialisht diku nesër mundet me u vra një grua tjetër. Nuk mundesh me i rujt në këtë mëynrë. Ka të bëjë me mentalitetin tonë vrasës. Kjo është demonstru me zhvillimin shoqëror teknologjik. Më e keqe është se për gra thojnë se kjo ka bë diçka”.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci