Të fundit

Lirohen kosovarët që u ndaluan në kufirin Kroaci-Serbi

Tashmë janë liruar kosovarët që janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe në vendkalimin Kroaci-Serbi.

Ata u ndaluan pak orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u dha drita e gjelbër për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ndalimi i tyre ka nxitur reagime të shumta.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.

Ndërkohë ende nuk dihet për kosovarët e ndaluar në vendkalimin kufitar Serbi – Hungari.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar edhe për ndalimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës te “Dheu i Bardhë”.

Ai tha se qytetarët atje po mbahen me orë të tëra nga autoritetet serbe./Paparaci

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci