Të fundit

Eliminimi nga Liga e Kampionëve “përçan” Barcelonën, Ter Stegen del kundër Xavit: Ishte i kuq

“Jam shumë i zhgënjyer. Kualifikimi ishte i mundur, por rezultati thotë të kundërtën”, u shpreh Marc-Andre ter Stegen pas humbjes 1-4 me PSG-në dhe eliminimit nga Championsi.

Portieri i Barcelonës mendon ndryshe nga trajneri Xavi. Ky i fundit protestoi për kartonin e kuq të Araujos, ishte i padrejtë sipas tij, ndërkohë që “gardiani” gjerman shfaqet i sinqertë në lidhje me episodin.

“Araujo? Unë isha gati të dilja për të kapur topin… Nëse bën një faull të tillë atëherë është karton i kuq. Gjithçka ndryshoi prej atij momenti. Por i kuqi qëndron.

Nëse nuk do të kishim pësuar golin e parë dhe do të shkonim në avantazh në pushim, do të kishim mundësinë të luftonim në pjesën e dytë”, deklaroi 31-vjeçari. I cili me pritjet e tij ndikoi që disfata e katalanasve të mos ishte edhe më e thellë.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci