Të fundit

E fajësuan për eliminimin nga Championsi, Araujo me reagim emocionues

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka reaguar pas një natë të vështirë për të dhe skuadrën e tij, pasi që u mposhtën nga skuadra e Paris Saint-Germain dhe i dhanë fund rrugëtimit të tyre në Ligën e Kampionëve.

Araujo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29-të pas një ndërhyrje të palejuar ndaj talentit 21-vjeçar të PSG-së, Bradley Barcola.

Shumë tifozë e akuzuan Araujon për eliminimin nga Liga e Kampionëve, ndërkaq ai ka reaguar një ditë pas ndeshjes me një postim emocionues.

“Futbolli që më dha kaq shumë gëzim, tani po më godet fort. Falenderoj të gjithë ata që janë pa kushte pranë meje, shokët e skuadrës që lanë gjithçka në fushë dhe tifozët që besuan në këtë ekip deri në fund. Më vjen shumë keq që nuk iu gëzuam. Ne do të përpiqemi përsëri. Força Barça, përgjithmonë”, thuhet në postimin e futbollistit.

Barcelona u mposht me rezultat 1:4 nga PSG-ja për t’i dhënë fund rrugëtimit të tyre në Ligën e Kampionëve.

Parisienët do të takohen në gjysmëfinale me skuadrën e Dortmundit që dje e mposhtën Atletico Madridin.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci