Të fundit

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR) dhe komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së (USEUCOM), gjenerali Christopher Cavoli, dëshmoi mbrëmë para Kongresit amerikan.

Cavoli tha që në fillim të fjalimit se NATO nuk ka vetëm një problem ashtu sikurse SHBA-ja që nuk është një vend me vetëm një problem.

“Është e rëndësishme të pranohet se ka gjëra të tjera që ndodhin në Evropë që nuk janë të mira për interesat kombëtare të SHBA-së. Gjithashtu, ato nuk janë pa lidhje me luftën në Ukrainë. Gjëja e parë që bëmë ishte që vendosëm të bëjmë diçka brenda NATO në lidhje me forcat rezervë”, tha Cavoli, transmeton Paparaci.

Ai vazhdoi duke thënë se kjo ka të bëjë kryesisht me forcat e dislokuara në kuadër të misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnje dhe Hercegovinë (Misioni EUFOR Altea).

“Ne kemi bërë një rishikim të planit dhe tregoi se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe artileri më e rëndë e NATO-s që të vendoset në rajon. Duhen rritur numri i trupave në Bosnjë Hercegovinë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për mbikëqyrjen, zbulimin dhe për të monitoruar kërcënimet ndaj tyre”, shtoi amerikani.

Më pas ai preku forcat rezervë të NATO-s në misionin Altea BE.

“Ne po zgjidhim lidhjet midis forcave rezervë për misionin e BE-së Altea në Bosnje dhe Hercegovinë dhe misionit të KFOR-it. Ishte një ekonomi që nuk mund ta përballonim më. Të ndajmë forcat strategjike në atë zonë. Franca ishte veçanërisht bujare në këtë çështje dhe në këtë mënyrë e falënderoj”, pohoi ai.

“Franca e ka vënë batalionin në gatishmëri operacionale. Këtë javë, tensionet janë dukshëm më të larta. Ne kemi nisur të paktën dy misione të fokusuara për të rritur mbledhjen e informacionit për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh në të dy vendet”, shtoi Cavoli.

Ushtaraku amerikan deklaroi se tensionet etnike në Bosnjë dhe Hercegovinë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, komandanti e ka konsideruar shtetin rus një “kërcënim kronik” për botën, ndërsa e sheh shqetësues faktin e krijimit të një aleance strategjike mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci