Të fundit

Po rrjedhin gjithnjë e më shumë video të sulmit izraelit ndaj Iranit [VIDEO]

Raketat izraelite goditën një vend në Iran, raportoi televizioni amerikan ABC News të enjten në mbrëmje, duke cituar një zyrtar amerikan.

Mediumi shtetëror iranian njoftoi se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi tre dronë mbi provincën Isfahan.

BBC Persia ka publikuar disa video të realizuara gjatë natës nga banorët e asaj province iraniane.

 

Televizioni shtetëror iranian IRIB raportoi se tre dronë u panë në qiell mbi Isfahan dhe u shkatërruan pasi u aktivizua sistemi i mbrojtjes ajrore.

Ata gjithashtu shtojnë se objektet bërthamore, të cilat ndodhen në Isfahan, janë plotësisht të sigurta.

Një zëdhënës i Qendrës Shtetërore të Hapësirës Kibernetike të Iranit mohoi të ketë ndodhur sulm me raketa në vendin e tij.

 

Hossein Dalirian shkroi se nuk ka pasur sulm ajror nga kufijtë e jashtëm në Isfahan ose pjesë të tjera të vendit.

Ai tha se Izraeli “bëri vetëm një përpjekje të dështuar dhe poshtëruese për të përdorur dronët dhe ata u rrëzuan”.

Kujtojmë se Isfahani është shtëpia e një baze të madhe ajrore ushtarake dhe disa qendra bërthamore iraniane ndodhen në këtë provincë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci