Të fundit

Propozim nga partia e Vuçiqit: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane

Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq ka sugjeruar që Serbia të ndalojë integrimin evropian.

Gjukanoviq në rrjetin social X ka deklaruar se për këtë vendim duhet të njoftohen të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

“Dërgojini një letër të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në të cilën do të informohen se Republika e Serbisë po i ndërpret integrimet e mëtejshme evropiane. Të informohen të gjitha institucionet e BE-së dhe zyrat që kanë në Serbi se nuk ka nevojë të bëhet më asgjë në fushën e integrimit evropian të Serbisë. Zhvilloni marrëdhënie ekskluzivisht dypalëshe me të gjitha vendet anëtare të BE-së”, ka shkruar Gjukanoviq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci