Të fundit

Von Cramon: Diskriminim ndaj shqiptarëve në Serbi duhet të ndërpritet

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka kumtuar se pas një takimi në Strasburg me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës diskriminimi sistematik ndaj tyre duhet të ndërpritet.

Von Cramon ka deklaruar në rrjetin social “X” se ka pasur një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar nga jugu i Serbisë.

Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë “pasivizimin” e adresave, nga ana e qeverisë serbe është i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Viola von Cramon, transmeton Paparaci.

Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi kanë shkuar për një vizitë treditore në Strasburg, ku kanë pasur të planifikuar takime me përfaqësues të vendeve të Bashkimit Evropian, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe eurodeputetë. Aktivitetet e tyre janë financuar nga qeveria e Kosovës./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci