Të fundit

Gjermania thotë se aleatët do t’ia dërgojnë Ukrainës 3 sisteme HIMARS

Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do t’i dërgohen Ukrainës nga aleatët e saj perëndimorë, ka thënë të enjten ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius.

“Ato vijnë nga stoqet e Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe do të paguhen nga ne”, ka deklaruar Pistorius pas një takimi me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, në Uashington.

HIMARS është një raketahedhës i vendosur në kamion, i cili mund shkrep raketa të shumëfishta përnjëherë.

Raketat me të cilat furnizohet Ukraina kanë një shtrirje prej 80 kilometrash.

Njoftimi i ministrit gjerman erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë.

Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti.

“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve”, ka deklaruar Zelensky të enjten.

“Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë [forcat ruse] në lindje”, ka shtuar ai, raporton Radio Evropa e Lirë.

Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Prej atëherë, Perëndimi e ka ndihmuar vazhdimisht me armatim, ndërsa kundër Rusisë ka miratuar disa runde sanksionesh.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci