Të fundit

Tingëllon e pabesueshme, por Borussia do të fitojë më shumë para nëse humb nga Reali në finale

Me kalimin në finale të Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund arriti një sukses të madh.

Gazeta gjermane Bild thekson se klubi i drejtuar nga Edin Terziq është në një situatë win-win përpara ndeshjes finale më 1 qershor në Londër.

“Borussia do të fitojë më shumë nëse humb ndeshjen kundër Realit sesa nëse e fiton atë”, shkruan në titullin e së përditshmes gjermane.

Shpjegimi është i thjeshtë: arsyeja është Jude Bellingham.

imazh

Bonusi për të cilin kanë rënë dakord gjermanët gjatë transferimit të yllit anglez nga Westfalen në Santiago Bernabeu është 25 milionë euro – nëse Reali fiton trofeun e Champions League.

Gjithashtu, si finaliste, Borussia do të merrte 15 milionë euro shtesë nga UEFA. Nga ana tjetër, nëse Borussia mposht Realin në Wembley, UEFA do ta shpërblejë klubin gjerman me 20 milionë euro si kampionë të Evropës. Pra, gjermanët do të fitojnë dy herë më shumë nëse fiton Reali.

Sigurisht, Terziq do të përgatisë skuadrën në mënyrë që Borussia të fitojë titullin e kampionit të Evropës për herë të dytë në histori. Por nëse ai dështon në këtë qëllim, ata do të kenë 40 milionë arsye për ngushëllim.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci