Të fundit

Edward Joseph kunj presidentes: Osmani ta pilotojë Kosovën në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë në SHBA prej disa ditësh. Ndërkohë që në Kosovë po zihet çështja e anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe kushtëzimi i shteteve kyçe me Asociacionin, presidentja është lajmëruar sot nga qielli amerikan duke marrë mësime të pilotimit të helikopterëve të kompanisë “Bell”.

Në videon e publikuar në profilin e saj në “X” i ka reaguar edhe analisti amerikan dhe profesori i Johns Hopkins University, Edward P.Jospeh. Ai ka shkruar se si një ish-pilot është i emocionuar të shoh presidenten Osmani teksa merr mësime me helikopter Bell.

Joseph tutje ka thënë se llogarit në presidenten Osmani që e njëjta ta pilotojë Kosovën drejt Këshillit të Evropës, hap ky që analisti amerikan thotë se është transformues për të gjithë rajonin.

“Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidenten Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin”, ka shkruar Joseph.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci