Të fundit

Çfarë “lëvizje diplomatike” e Kurtit – takon një shqiptar që ka takuar 7 presidentë amerikanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ekrem Bardhën, njërin nga biznesmenët shqiptarë më të suksesshëm në SHBA. 

Kurti ka thënë se Bardha ka takuar shtatë presidentë të ShBA-ve, duke filluar me presidentin e 37-të, Richard Nixon, në vitin 1969.

“Deri pasluftës kam menduar që Ekrem Bardha është me prejardhje nga Kosova. Angazhimi dhe kontributi i tij në mërgatë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës është shumë i madh. Javën e ardhshme ai bëhet 91 vjeçar, por nuk ndalet duke afirmuar e diskutuar për çështjen kombëtare”, ka shkruar Kurti, në një postim në Facebook.

“I arratisur nga Kolonja e Shqipërisë në vitin 1953, Ekrem Bardha arriti të bëhet një ndër biznesmenët më të suksesshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan”.

Kurti thotë se “Fillet e aktivitetit të tij politik e kanë një moment të posaçëm: njohjen me kongresistin e zonës së tij elektorale në Michigan, William S. Broomfield, që më pas shndërrohet në miqësi për tërë jetën. Gjatë veprimtarisë së tij, z. Bardha ka takuar shtatë presidentë të ShBA-ve, duke filluar me presidentin e 37-të, Richard Nixon, në vitin 1969”.

Kryeministri tha se me Ekrem Bardhën dhe vajzën e tij, Donikën kishte një bashkëbisedim frymëzues gjatë një takimi të përzemërt.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci