Të fundit

Përplasja e Piolit me gjyqtarin gjerman pas humbjes në Portugali

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli nuk u nda aspak i kënaqur me arbitrin e ndeshjes dje pas humbjes së Milanit me rezultat 1-0 ndaj Portos.

Golin e fitores për Porton e shënoi Luis Diaz, por ankesa të shumta erdhën në drejtim të Felix Brych për një faull të mundshëm të paakorduar ndaj rossonerëve.

Para se të hynte në tunellin e stadiumit në fundin e ndeshjes, Pioli u dëgjua duke i thënë Brych-it: “Ishte faull, ishte faull”.

Duket se rossonerët nuk kanë fat këtë sezon me arbitrat pasi që muajin e kaluar kishin ankesa të shumta ndaj turkut Cüneyt Çakır.

Italianët nuk e kanë akoma asnjë pikë dhe kualifikimi i tyre do të ishte i mundshëm vetëm nëse fitojnë të tri ndeshjet rradhazi.

Milano do të presë Porton në shtëpi më 3 nëntor, më pas do të udhëtojë në Madrid dhe ndeshjen e fundit e ka ndaj Liverpoolit me 7 dhjetor.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci