Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode ka deklaruar se Gjermania është partner i fuqishëm në integrimet evropiane të Kosovës.
“Gjermania edhe më tutje është partner në rrugën e Kosovës kah integrimit në BE”, ka shkruar Rode në Twitter, transmeton Paparaci.live.
Me publikimin e tij, Rode ka vendosur tweet-in e të dërguarit të posaçëm të BE në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili ka deklaruar se i ka dorëzuar presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albnin Kurti Raportin e Komisionit Evropian mbi progresin e Kosovës i cili e përgëzon Kosovën për arritje në disa fusha, si dhe që duhet të zbatohet reformat me efikasitet dhe se mbeten edhe shumë punë për të bërë./Paparaci.live.