Mbrojtësi francez, Samuel Umtiti, nuk e ka në plan largimin nga Barcelona.
Ndonëse nuk ka luajtur asnjë minut që prej ardhjes së holandezit Ronald Koeman në krye të Barcelonës, francezi ka thënë se nuk planifikon largimin në afatin kalimtar të janarit.
“Nuk e kam në plan të largohem në janar, dua të fitoj këtu. Nuk mund ta imagjinoj veten në një klub tjetër. Po pres që të më jepet mundësia të tregoj aftësitë e mia edhe pse duket se është e veshtire”, ka thënë Umtiti për Marca.
Në një kundërpërgjigje ndaj kritikave të tifozëve, Umtiti tha se askush “nuk e di sesa shumë kam punuar dhe sa shumë vazhdoj të punoj”.
“Unë jam shumë punëtor. Futbolli dhe Barcelona janë jeta ime. Njerëzit mendojnë se unë nuk bëjë asgjë dhe se vetëm rri në shtëpi por unë edhe kur jam në shtëpi punoj shumë, unë duhet të punojë më shumë se të tjerët”, tha ai.
Umtiti ishte transferuar në Barcelonë nga Lyoni në vitin 2016. /Paparaci.live