Të fundit

“Triple Double” i Curryt në hapje të NBA, mposhtet James

Të martën në mëngjes ka filluar edhe edicioni i 75-të i ligës më elitare në botë për sa i përket sportit të basketbollit.

Ndeshjet hapëse ishin përballje interesante mes kampionëve të viteve të kaluar.

Milwaukee Bucks u takua me Brooklyn Nets duke nisur kështu menjëherë garën për titull si dy pretendentët kryesorë.

Bucks u treguan më të mirë duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 104-127 në të mirë të tyre. Më i dalluari si gjithmonë ishte greku, Giannis, i cili ka shënuar 32 pikë dhe arritur 14 kërcime.

Ndeshje akoma më interesante u zhvillua në Staples Center ku Golden State Warriors arritën të mposhtin La Lakers me rezultat 121-114.

Curry udhëheqi “luftëtarët” duke arritur Triple double me 21 pikë të shënuara, 10 asistime dhe 10 kërcime.

Ndërsa King James nuk arriti të merrte fitoren ani pse kishte shënuar 34 pikë dhe ishte ndihmuar nga bashkëlojtari i tij Anthony Davis me 33 pikë.

Lakers në ndeshjen e rradhës do të takohen me Suns ndërsa Golden State Warriors do të presë në shtëpi ekipën tjetër nga Los Angelos, La Clippers. /Paparaci.live

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci