Të fundit

Polakët zbulojnë prapaskenat nga incidentet e ndeshjes në Tiranë

Policia mposhti Shqipërinë në Tiranë më 13 tetor, por vëmendjen e takimit e morën incidentet që erdhën nga tribunat.

Ndeshja u ndërpre për pak minuta nga gjyqtari Clement Turpin dhe duket se kjo pjesë ju ka mbetur akoma në kokë polakëve.

Jakub Kviatkovski, zëdhënësi për shtyp i polakëve, për mediat vendëse ka folur për incidentin dhe çfarë ndodhi në korridorin e dhomave të zhveshjes.

Ai ka përmendur se ka debatuar ashpër me një person nga stafi i Shqipërisë dhe gjithashtu kujton se askush nga lojtarët shqiptarë dhe stafi shqipëtarë nuk ka kërkuar ndjesë për incidentin.

“Që në fillim të ndeshjes, atmosfera në stadium ishte shumë e nxehtë. Si fillim shqiptarët fërshëllyen himnin kombëtar të Polonisë. Atmosfera negative u përshkallëzua pas golit në të 77-ën, kur shishet dhe objektet e tjera ranë në formë breshëri mbi kokat e polakëve. Nuk ishin një, dy, tri, por dyqind shishe. Edhe pas incidentit, ata kishin një mëri, askush nga stafi shqiptar dhe nga futbollistët nuk na kërkuan ndjesë për atë shëmti”.

Kviatkovski zbuloi prapaskenat e tunelit në ndeshjen e luajtur në Tiranë kur dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për të bërë një pushim të detyruar.

“Ata ishin të mërzitur me qëndrimin tonë ndaj gjyqtarit. Dikush na bërtiti: ‘Çfarë po bën, çfarë po bën? Pse po largoheni nga fusha? Pse nuk doni të luani? Keni frikë?’ Unë i bërtita: ‘Çfarë po bën? Çfarë bëjnë tifozët tuaj? Gjyqtari ndaloi ndeshjen dhe urdhëroi të shkonim në dhomën e zhveshjes, kështu që ne zbritëm’”, përfundoi ai. /Paparaci

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci