Të fundit

Plagoset rëndë një person në Klinë

Një person është plagosur rëndë me thikë të martën në fshatin Qupevë e Ulët të Klinës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:20, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Nga QKMF në Klinë Policia është njoftuar se një person është lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), i njëjti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve viktima është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, ka njoftuar policia.

Të dyshuarit për plagosjen fillimisht u arratisën, për t’u kapur nga policia gjatë mbrëmjes.

“Pas një pune intensive të Policisë, mbrëmë rreth orës 23:00, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, një nga ta i mitur”, bëri të ditur policia.

Të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit social janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci