Të fundit

Stano: Qëllimi i Grupit Punues është të gjendet zgjidhja përfundimtare për targat

Takimi i parë i Grupit Punues, i cili duhet të merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për targat, do të mbahet nesër në Bruksel, konfirmoi zëdhënësi i BE-së Peter Stano për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, transmeton Paparaci.live.

“Qëllimi i Grupit Punues është të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për këtë çështje”, ka thënë Stano.

Ai ka deklaruar se Grupi Punues, i përbërë nga ekspertë nga BE, Kosova dhe Serbia, do të takohet rregullisht, siç janë pajtuar në marrëveshjen e 30 shtatorit.

Marrëveshja i dha fund krizës në vendkalimet kufitare midis Serbisë dhe Kosovës dhe rivendosi lëvizjen e lirë, me fillimin e përdorimit të ngjitëseve në targa.

Më pas u arrit marrëveshja për formimin e një Grupi Punues, i cili duhet të arrijë një marrëveshje në gjashtë muajt e ardhshëm për një zgjidhje të përhershme të çështjes së zbatimit ose njohjes së targave midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjetjet e Grupit Punues duhet të diskutohen në një takim të nivelit të lartë të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë./Paparaci.live.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci