Të fundit

Shqipëria pritet ta lëshojë në hapësirë satelitin ‘Albania 1’

Shqipëria pritet të lëshojë satelitin “Albania 1”, duke u radhitur krahas vendeve që kanë një “sy” në hapësirë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video të një bisede më një nga ekspertët e kompanisë SpaceX, për mënyrën se si do të bëhet lëshimi i satelitit.

Gjatë diskutimit, Rama tregon se “Albania 1” do të jetë gati në muajin mars 2022, kurse “Albania 2” në qershor 2022.

“Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?”, pyet Rama.

“Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë”, konfirmon eksperti i SpaseX.

Disa ditë më parë, Rama deklaroi ambicien që Shqipëria do të ketë dy satelitë në orbitë. Ambicien për të pasur dy satelitë në orbitë “Albania 1” dhe “Albania 2”, Rama e bëri me dije në Kuvend, duke shkaktuar edhe të qeshura në radhët e opozitës.

Satelitët artificialë janë pajisje të cilat shërbejnë për transferim të të dhënave anembanë rruzullit tokësor. Ata janë objekte të ndërtuara nga njeriu, të cilat janë të vendosura në orbitë nga largësia 2 mijë kilometra deri në 35 mijë kilometra nga sipërfaqja e tokës.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci