Të fundit

Ndihmësi i ish-presidentit Trump rrezikon të përballet me drejtësinë

Ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar procedimin penal të ndihmësit të ish-presidentit Donald Tramp për shkak se nuk po ndihmon në zbardhjen e revoltës së 6 janarit në Kongresin e SHBA-së.

Stiv Benon nuk ishte në presidencë gjatë trazirave të janarit, por ai ishte thirrur të jepte dëshminë për paralajmërimin që dha atë kohë se ngjarja kishte për të përshkallëzuar.

Kryetari i komisionit hetimor i ngritur nga demokratët tha se 67-vjeçari refuzoi të paraqitej dhe duhet të mbajë përgjegjësi që nuk iu bind Kongresit.

“Si kryetar i komisionit nuk do të lejoj pengesa në sundimin e ligjit. Benon duhet t’i bindet hetimit ose të përballet me pasojat. Këtë ta kenë parasysh edhe dëshmitarët e tjerë.”

“Mbrojtja e Kushtetutës dhe e ligjit është thelbësore gjatë hetimit. Fakti është se zotëria nuk ka të drejtë ligjore ta shpërfillë urdhrin e ligjshëm për t’u paraqitur në komision.”

Benon shërbeu si strateg politik në Shtëpinë e Bardhë deri në vitin 2017.

Ai ka thënë se nuk do të dëshmojë  për sa kohë ka një marrëveshje për të ruajtur sekretin e marrëdhënieve të tij me ish-presidentin Tramp.

Trazirat e 6 janarit u nxitën nga ish-kreu i shtetit pasi humbi zgjedhjet kundër rivalit demokrat, Joe Biden, dhe deri tani për sulmin dhe mësymjen në Kongres janë proceduar mbi 670 persona.

 

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci