Të fundit

Presidentja i kundërpërgjigjet Valdete Dakës

Edhe pse në raportin zgjedhor të BE-së është thënë qe shkarkimi i Valdete Daka ka qe ë i jashtëligjshëm, Osmani për këtë është përgjigjur duke thënë se ka qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën.

“Këtë deklaratë preliminare e kundërshtojë konstatimin në njërën nga fusnotat e kësaj deklarate përmes së cilës tentohet që t’i jepet konotacion plotësisht politik ndërprerjes së mandatit të ish-kryesueses së KQZ-së, në muajin qershor të këtij viti. Problemi i parë qëndron në faktin se ndërprerja e këtij mandati nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor të 17 tetorit. Pra, edhe vëzhgimi i një veprimi të tillë që është bërë para se të shpallen zgjedhjet e 17 tetorit është plotësisht jashtë mandatit të këtij ekipi teknik”, deklaroi presidentja.

Osmani tha se askush nuk mund ta kërcënoi për dërgim në Gjykatën Kushtetuese, pasi që tha se është e përkushtuar në pavarësinë e institucioneve të vendit.

“KE edhe këtë vit e konfirmon se situata në veri të vendit është sfidues për krimin e korrupsionin. Jam e kënaqur që zgjedhjet janë cilësuar si më të mirat dhe më të demokratike në rajon, e lumtur që vlerësimi me punën e KQZ është pozitive. Presidentja është autoriteti emërues dhe shkarkues i KQZ dhe ky vendim ka qenë në përputhje të plotë me ligjin e Kushtetutën”.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci