Të fundit

Masat e reja anti-COVID, gastronomët shpalosin informatat e fundit

Shoqata e Gastronomëve ka kërkuar nga ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, largimin e masave në fuqi anti-COVID.

Përmes një komunikate për media të publikuar pas takimit të përfaqësuesve të shoqatës me ministres Gexha-Bunjaku, gastronomët paralajmëruan protesta nëse masat nuk ndryshohen në mbledhjes e qeverisë të premten.

Gastronomët propozuan lirimin e masave në mënyrë graduale.

“Kërkesa jonë dhe presioni i vazhdueshëm që jemi duke e bërë që më shumë se një muaj është lirimi i masave që janë në fuqi”, thuhet në njoftim.

“Masat pritet që do të lirohen gradualisht, mirëpo në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte më dt. 22/10/2021 në Mbledhjen e Qeverisë, atëherë të Shtunën me dt. 23/10/2021 do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës”, vijon komunikata.

Gasatonomët kanë thënë se veprimtaria e bizneseve të kësaj fushe është në rrezik. /Paparaci 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci