Të fundit

Arrestohet 45-vjeçari, dyshohet për keqpërdorim të fëmijeve në pornografi

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një 45-vjeçar të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

I arrestuari dyshohet se ka poseduar materiale me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë, tha Policia e Kosovës në një njoftim të mërkurën.

“Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona tjerë. Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon celular dhe një laptop”, ka thënë policia.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë. /Paparaci

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci