Të fundit

NATO përgatitet për sulm në shumë fronte nga Rusia

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s përgatiten t`i japin dritën e gjelbër një master-plani të ri për mbrojtjen e aleancës nga një sulm i mundshëm i Rusisë në shumë fronte, në përpjekje për ta parandaluar kështu rrezikun nga Moska.

Diplomatë e zyrtarë thanë se kjo gjë bëhet pavarësisht vëmendjes së re që NATO po i  kushton dhe rritjes së kërcënimit nga Kina.

Të njëjtët burime pohojnë se strategjia, e cila është ende konfidenciale, shkon përtej planeve ekzistuese rajonale të mbrojtjes. Qëllimi i saj është të bëhen përgatitje për një goditje të mundshme në zonën e  Detit Baltik dhe Detit të Zi.

Duket se masat që parashikohen në këtë plan lidhen dhe me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, një sulm nga hapësira ose dhe thjesht një ofensivë kibernetike. Sipas zyrtarëve, rreziku i një sulmi të tillë nuk është i menjëhershëm.

Megjithatë, situata e krijuar së fundi pas vendimit të Moskës për të pezulluar misionin e saj në NATO, ka përforcuar frikën e një përplasjeje. Rusia vetë sakaq, sipas Reuters, mohon të ketë synime të lidhura me luftën dhe thotë se është NATO-ja ajo që po rrezikon ta destabilizojë Evropën me përgatitje të tilla.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci