Të fundit

Praga ndalon marrjen me qira të skuterëve elektrikë

Kryeqyteti i Çekisë, Praga, nga viti i ri do të ndalojë marrjen me qira të skuterëve elektrikë.

Këshilli qytetit vendosi këtë të hënën.

Banorët u ankuan për skuterët elektrikë të parkuar në mënyrë të pahijshme, ndërsa u regjistrua një rritje e aksidenteve (disa prej tyre edhe me pasoja fatale).

Skuterët elektrikë të shërbimeve si Bolt dhe Lime mund të merren me qira përmes aplikacioneve në telefonat inteligjentë.

Skuterët elektrikë për qira janë veçanërisht të popullarizuar tek turistët për eksplorim të shpejtë dhe fleksibël të qytetit.

Si alternativë ofrohen biçikletat për qira. Kujtojmë se nga metropolet e mëdha evropiane, vendime të ngjashme kanë marrë Madridi dhe Parisi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci