Të fundit

Turqia kërcënon Greqinë dhe Qipron: Një hap të vetëm hidhni, dhe ju përgjigjemi!

Turqia është acaruar sërish me Greqinë dhe Qipron, dhe arsyeja janë shpimet e planifikuara prej tyre për hidrokarbure në muajin nëntor.

Pretendimet maksimaliste dhe të paligjshme të administratave greke e qipriote po i  nxisin sërish tensionet në Mesdheun Lindor, thuhet në të deklaratë të ministrisë së jashtme turke.

“Asnjë iniciativë e këtij lloji nuk mund të jetë e suksesshme pa përfshirjen e Ankarasë. Të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe turko-qipriotëve nuk mund të injorohen.

Vëmë re se vazhdojnë përpjekjet për dërgimin e anijeve kërkimore në shelfin tonë continental. Nuk do të lejojmë që të na shkelen të drejta; nëse kjo ndodh, pala turke do të japë përgjigjen e nevojshme”, theksohet më tej.

Turqia ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor dhe i refuzon pretendimet e kufijve detare të ngritura nga qeveritë greke e qipriote, me pretendimin se shkelin të drejtat e saj sovrane.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci