Pinterest nuk bën parashikime trendesh sa për sy e faqe. Si e dimë këtë? Sepse faktet flasin vetë: parashikimet e Pinterest gjatë gjashtë viteve të fundit kanë rezultuar të sakta në 88% të rasteve.
“Pinterest është një platformë thellësisht vizuale, ndaj analiza jonë e trendeve shkon përtej kërkimeve tekstuale,” shpjegon kompania në një deklaratë. “Ne shohim panoramën e plotë, ngjyrat, estetikën dhe stilet që i tërheqin njerëzit. Duke analizuar rritjen nga viti në vit, identifikojmë modelet që po rriten me shpejtësi dhe i përmbledhim gjetjet në një raport që sheh drejt së ardhmes.”
Pra, çfarë pritet të shpërthejë në vitin 2026? Raporti më i ri i platformës përfshin disa kategori, si bukuria, shtëpia, moda, udhëtimet, ushqimi dhe të tjera, por këtu fokusi është vetëm te moda. Meqë Viti i Ri po afron me shpejtësi, le të kalojmë menjëherë te thelbi. Më poshtë janë trendet që dalin nga parashikimet e Pinterest.
1. Karficat

2. Bluja e akullit

3. Stil maksimalist i shndritshëm

