Sophie Rain, një nga yjet më të suksesshme të OnlyFans, ka zbuluar se familja e saj fillimisht nuk e miratoi atë që po bënte ajo dhe ata nuk kishin kontakt për muaj të tërë.
Por me kalimin e kohës, ata ndryshuan mendje dhe ajo i përdori të ardhurat e saj për t’u siguruar atyre një pension.
Rain i tha GQ se prindërit e saj nuk ishin shumë të kënaqur me famën e saj të re. “Familja ime nuk foli me mua muajt e parë sepse nuk ishin dakord me atë që po bëja”, tha ajo.
Rain është një nga krijueset më të paguara në platformë, duke fituar 43 milionë dollarë (37 milionë euro) në një vit, me një fans që dhuron më shumë se 4 milionë dollarë.
Pavarësisht kësaj, ajo i nxit të tjerët të mos lënë punët e tyre të rregullta, duke pretenduar se “jo gjithçka është kaq joshëse” dhe se “nuk do të ia vlejë” nëse nuk janë ndër të paktët me një numër të madh abonentësh.
