Të fundit

Visar Ymeri për zgjedhjen e Presidentit: Asnjëri nga kandidatët e LVV-së nuk është i duhuri

Analisti politik Visar Ymeri ka vlerësuar se kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë zgjidhja më e mirë për postin e presidentit.

Në emisionin “VV Show” të gazetarit Vehbi Kajtazi, Ymeri u pyet nëse Fatmire Kollçaku do të ishte zgjedhje e mirë për presidente.

Ai u përgjigj se nëse ajo i merr votat e deputetëve, atëherë mund të zgjidhet, por shtoi se personalisht nuk e sheh si opsionin më të mirë.

“Po, nëse e votojnë deputetët le të bëhet, por për mu, mes të dyve, ma i mirë është Haki Abazi,” tha Ymeri.

Megjithatë, ai theksoi se asnjëri nga kandidatët nuk i plotëson kriteret për të qenë president i vendit.

“Mendoj se asnjani nuk është i mirë për president, sepse vijnë të dy nga LVV dhe fatkeqësisht nuk janë të mirë mjaftueshëm për me i ba ballë presionit të Kurtit,” u shpreh ai.

Ymeri shtoi se përpjekja e LVV-së për të kontrolluar të gjitha institucionet është e gabuar dhe se qëndrimi i partive të tjera në këtë rast është i arsyeshëm.

“Nëse LVV pretendon me kontrollu krejt pushtetin, atëherë e ka gabim dhe këtu po e bëjnë një të mirë partitë politike që nuk po e lejojnë,” përfundoi Ymeri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci