Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar qeverinë për mosveprim në ndryshimin e ligjit për duhanin dhe tolerimin e kontrabandës së produkteve të reja të duhanit në treg.
Ai thotë se në Kosovë është në fuqi ligji për duhanin, por nuk është përshtatur me zhvillimet e reja teknologjike, si produktet e duhanit me ngrohje (Terea), të cilat përdoren gjerësisht.
“Ne kemi në fuqi një ligj për duhanin. Një pjesë e madhe e duhangjive, e konsumojnë një lloj duhani që është TEREA, duhani me ngrohje quhet, nuk është djegie. Që 6 vjet të pushtetit të Albin Kurtit nuk ka arrit me ndryshu ligjiin, duhet vetëm një nen në kuadër të ligjit me fut edhe këtë produkt të ri, teknologjia po ecë, industria po ecë”, ka thënë Kajtazi.
Ai shton se si pasojë e mungesës së rregullimit ligjor, shteti humb miliona euro për shkak të kontrabandës.
“Si pasojë e kësaj, miliona euro Kosova i humb për shkak të kontrabandës. Ky duhan që konsumohet këtu, blihet në rajon, në Kosovë nuk futet legalisht, pra ilegalisht, nëpër dyçane të caktuara appo ku shkojnë njerëzit në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi apo kudo jashtë, furnizohen ta zëmë për një kohë të caktuar derisa të shkon herën e dytë për me u furnizu , ndërkohë shteti i Kosovës humb miliona për shkak se nuk kanë qenë të zotë me ndryshu”, ka deklaruar ai.
Kajtazi ka shkuar më tej duke thënë se edhe vetë përfaqësues të institucioneve janë konsumatorë të këtyre produkteve.
“E po ta ndalin kontrabandën këta. Një nën me u ndryshu me ndal kontrabandën, këta e lënë kontrabandën kështu gjithandej. Unë kam pa ministra, deputetë të kësaj qeverie të cilët e pijnë këtë lloj duhani kontrabandë, pra kontrabanda ka me qenë problem shumë i madh dhe dikush ka me përfitu prej kësaj”, është shprehur Kajtazi.
